Falsifikoi dokumentet e komunës së Pejës, arrestohet për mashtrim një person

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’mashtrim’’.

Nga policia bëhet e ditur se, i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar emblemat, nënshkrimet dhe vulat e komunës sё Pejës, dhe i njëjti ka kontaktuar disa qytetar tё komunёs sё Pejёs, duke iu premtuar banesa të cilat do të ndahen për raste sociale nga komuna e Pejёs, i dyshuari ka kërkuar tё holla nё vlerë prej 800 euro, me pretendimin e fillimit tё proceduarve pёr marrjen e banesës.

Njoftimi:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për Veprën Penale “Mashtrim”

Pejë, 30 prill 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Pejё, mё datё 27.04.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se njё person tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nënshkrimet dhe vulat e komunës sё Pejës, dhe i njëjti ka kontaktuar disa qytetar tё komunёs sё Pejёs, duke iu premtuar banesa tё cilat do tё ndahen pёr raste sociale nga komuna e Pejёs, i dyshuari ka kёrkuar tё holla nё vlёrё prej tetёqind (800) euro, me pretendimin e fillimit tё proceduarve pёr marrjen e banesёs.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr zbulimin e kёtij rasti dhe me datё 29.04.2026, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i kёtij rtasti.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuarit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Lusim tё gjithё qytetarёt se pёr çdo rast tё tillё mos tё bien pre e mashtrimeve, por tё raportojnё rastin nё Policinё e Kosovё.

Të ngjashme