Kryeqyteti ndalon qarkullimin e automjeteve në drejtim të Gërmisë për 1 Maj

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.

Në një njoftim zyrtar, Komuna bën me dije se përjashtim nga ky vendim bëjnë autobusët e linjës 4 të Trafikut Urban, automjetet e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, automjetet emergjente dhe të inspektoratit, si dhe ndërmarrjet “Gjelbër” dhe “Pastrimi”.

“Linja S22 do të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim, për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë” deklaron Komuna.

Screenshot

Të ngjashme