Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë ka thënë se vendimi i SHBA-së për të tërhequr 5,000 trupa nga vendi i tij ishte “i parashikueshëm”, pasi aleanca ushtarake e NATO-s thotë se po kërkon sqarime nga Uashingtoni.
Duke folur për agjencinë e lajmeve DPA, Boris Pistorius theksoi gjithashtu se “prania e ushtarëve amerikanë në Evropë, dhe veçanërisht në Gjermani, është në interesin tonë dhe në interes të SHBA-së”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, tha se aleanca po “punonte me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre”.
Kur u pyet të shtunën në mbrëmje për tërheqjen e trupave, presidenti Donald Trump tha: “Ne do të shkurtojmë shumë, dhe po shkurtojmë shumë më tepër se 5,000”. Ai nuk dha më shumë detaje.