Një deklaratë ka ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku thuhet se e mbajnë Iranin “plotësisht përgjegjës” për sulmet e reja të sotme.
“Këto sulme përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një shkelje të papranueshme”, thuhet në deklaratë, raporton BBC.
Emiratet e Bashkuara Arabe thonë gjithashtu se rezervojnë të drejtën e tyre të plotë dhe legjitime për t’iu përgjigjur këtyre sulmeve në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Televizioni shtetëror iranian ka cituar një zyrtar të lartë ushtarak të paidentifikuar që ka thënë se “Irani nuk ka pasur plane për të synuar Emiratet e Bashkuara Arabe”.