Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Adelina Sahiti do të vazhdojë edhe një mandat në pozitën e drejtoreshës për Mirëqenie Sociale në Kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se puna për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve do të vazhdojë edhe më tej.
“Punët e mira vazhdojnë, bashkë për mirëqenien e qytetarëve të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.
Ai vlerësoi angazhimin e Sahitit në forcimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen për kategoritë në nevojë.
“Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, vazhdon edhe një mandat me përkushtim për forcimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen e kategorive në nevojë”, thuhet në postimin e tij.
Rama theksoi se mirëqenia sociale mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes në Kryeqytet.
“Mirëqenia sociale nuk është vetëm prioritet, por përgjegjësi e përbashkët për një Kryeqytet më të drejtë dhe më të kujdesshëm ndaj secilit qytetar”, ka deklaruar ai.