Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se dhjetë klube janë licencuar për garat evropiane të UEFA-s, për sezonin e ardhshëm.

Prej këtyre dhjetë klubeve të licencuara, tetë sosh janë nga Superliga e Kosovës te meshkujt, derisa dy janë nga futbolli i femrave.

Gjithsej, 12 klube kishin aplikuar për licencim nga FFK-ja, megjithatë vetëm dhjetë kanë marrë përgjigje pozitive, me dy klube të Superligës që nuk kanë arritur të gëzojnë këtë të drejtë.

Klubet e licencuara për garat evropiane nga FFK-ja janë: Drita, Ballkani, Malisheva, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Llapi dhe Ferizaj.

Në konkurrencën e femrave, licencën e kanë siguruar Mitrovica dhe KFV Prishtina.

Ndërkohë, klubet që nuk janë licencuar janë Drenica dhe Prishtina e Re.

Të ngjashme