Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Pasi e pezulloi dy ditë më parë, Hita shkarkon nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën. Arsyeja e shkarkimit sipas kryepolicit është performanca e dobët, bëjnë me dije burime A2CNN.

Tafa u pezullua nga detyra dy ditë më parë pas aksidentit të rëndë në Durrës ku 57-vjeçari Nikollë Radaçi i dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë.

Në kuadër të masave pas aksidentit të rëndë po sot Policia e Shtetit njoftoi rikthimin e patrullave në terren për të kryer ndalime të shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Në fakt më 10 prill ishte vetë Hita që urdhëroi heqjen e patrullave në rrugët interurbane dhe urdhëroi policinë rrugore të mos ndalonin drejtuesit e mjeteve.

Afrim Tafa drejtoi Policinë e Durrësit për rreth 3 muaj e gjysmë. Ai u emërua në detyrë nga ish-kryepolici, Ilir Proda.

Të ngjashme