Arrestohet një person në Pejë pasi iu gjet një pushkë në veturë

Prishtinë | 07 Maj 2026 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Të martën në Pejë është arrestuar një person të cilit i është gjetur pushkë në veturë.

“Është ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy meshkuj kosovarë po ashtu në veturë është parë edhe një pushkë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin njëri nga personat, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar, ndërsa arma pa municion është konfiskuar”.

“Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

Të ngjashme