Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mirëpitur sot profesorin Naim Telaku.
Hamza ka njoftuar se Telaku do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së, duke theksuar se “Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet”.
“Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit”, është shprehur Hamza.