Kërcënimet “Severna Brigada” ndaj kryeministrit, Selimi: E ndihmon Kurtin, po ndodh mes fushatës zgjedhore

Prishtinë | 08 Maj 2026 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Sot, organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Lidhur me këtë, ka reaguar ish-kryediplomati, Petrit Selimi. Ky i fundit përmes një postimi në ‘’X’’, ka thënë se ky kërcënim ‘’vetëm sa e ndihmon’’ Kurtin.

‘’Në mes të fushatës zgjedhore në Kosovë, “organizata” sekrete serbe Severne Brigade dërgon kërcënime publike ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Kurti. Gjë që, natyrisht, vetëm sa e ndihmon Kurtin. E kjo më pas na çon te një ose dy pyetje të pakëndshme…’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme