Tre persona janë arrestuar në Viti, pasi policia gjeti dhe konfiskoi substanca narkotike te ata.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth mes 20:00-20:10.
Sipas policisë, tek i dyshuari i parë u gjeten 5.92 gramë marihuanë.
Tek i dyshuari i dytë policia gjeti rreth 1.91 gramë marihuanë, sakaq tek i treti 0.67 gramë.
Tre të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor, për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt.
Rastet janë iniciuar veç e veç si “Posedim i narkotikëve”.