Abdixhiku: Lista bashkuese synon stabilitet politik dhe rikthim të besimit ndërkombëtar

Prishtinë | 09 Maj 2026 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se lista bashkuese e propozuar nga ai synon rikthimin e ekuilibrit politik dhe institucional në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se Kosova ka nevojë për rikthim të besimit me aleatët strategjikë dhe orientim të qartë euroatlantik.

“Prandaj, ky bashkim nuk është vetëm përgjigje ndaj një pale politike. Ky bashkim është antidot ndaj gjendjes në të cilën ka rrëshqitur Kosova. Kosova sot ka nevojë ta rikthejë fuqinë e saj në politikën e jashtme. Ka nevojë ta rikthejë besimin me aleatët strategjikë. Ka nevojë për një gjuhë serioze shtetërore, për një përfaqësim dinjitoz dhe për një orientim të qartë euroatlantik. Kosova nuk mund të mbetet vend i krizës së përhershme politike. Nuk mund të mbetet vend i konflikteve të pafundme me secilin. Nuk mund të mbetet vend që harxhon gjithë energjinë e vet në beteja të brendshme ndërsa bota ecën përpara”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme