Normalizohet kalimi kufitar me Maqedoninë e Veriut pas rregullimit të sistemit

Prishtinë | 10 Maj 2026 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Është rikthyer funksionimi normal i sistemit për regjistrimin e hyrje/daljeve në kufirin ndërmjet Kosova dhe Maqedonia e Veriut, pas një ndërprerjeje teknike që kishte ndikuar në evidentimin e udhëtarëve dhe automjeteve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se problemi në sistemin elektronik është rregulluar dhe tashmë kalimi në pikat kufitare po zhvillohet normalisht.

Sipas njoftimit zyrtar, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve është vënë sërish në funksion për të gjitha pikat kufitare, duke mundësuar evidentimin e rregullt të personave dhe automjeteve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në për çdo informacion shtesë lidhur me qarkullimin në kufi, ndërsa situata është stabilizuar plotësisht.

Të ngjashme