Përmbyset traktori në Lushnjë, humb jetën një 70-vjeçar

Prishtinë | 11 Maj 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me mjet bujqësor në fshatin Dushk të Lushnjës.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm te rruga e Rezervuarit.

I ndjeri Hekuran Riza Xhelo ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe duke u përmbysur, e si pasojë e kësaj i njëjti vdiq në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme