Bashota: Kryesia e PDK-së do të vendosë për përfshirjen e Fatmir Limaj në listë

Prishtinë | 11 Maj 2026 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota ka treguar se në mbledhjen e kryesisë do të diskutohet aktualiteti politik në vend, raporton Ekonomia Online.

Bashota tha se për përfshirjen në listë të Fatmir Limaj do të diskutohet në kryesi, nëse propozohet nga kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.

“Tash e shohim se çka thotë kryetari i partisë, letrën që na ka shkruar, do të diskutojmë në kryesi”, tha Bashota shkurt para mediave.

Të ngjashme