Rutte vlerëson përkushtimin e Malit të Zi për paqen në Ballkan

Joint press conference by NATO Secretary General Mark Rutte with Milojko Spajić, Prime Minister of Montenegro
Prishtinë | 12 Maj 2026 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të martën vizitoi Malin e Zi ku takoi kryeministrin Milojko Spajiq dhe presidentin Jakov Milatoviq.

Siç njofton NATO, ata diskutuan për sigurinë transatlantike, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Rutte, sipas njoftimit, ka thënë se Mali i Zi është një anëtar i vlefshëm i NATO-s.

Po ashtu, në njoftim theksohen kontributet e Malit të Zi ndaj Aleancës, përfshirë trupat në Forcat Sulmuese Tokësore të NATO-s në Letoni dhe Bullgari, sikurse edhe personelin e saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ai vlerësoi përkushtimin e Malit të Zi ndaj “paqes dhe stabilitetit në mbarë Ballkanin Perëndimor, një rajon i një rëndësie të madhe dhe strategjike për NATO-n”.

Sekretari i Përgjithshëm mirëpriti edhe investimet me mbi 2% të GDP-së të Malit të Zi në mbrojtje dhe për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës. 

Të ngjashme