Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka cilësuar listën e partisë së tij si të pasur me kandidatë nga profile, profesione dhe statuse të ndryshme shoqërore.

Krasniqi i cili zgjodhi që të mos garoi në garën për deputet ashtu siç zgjodhi në zgjedhjet e fundit tha se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

“Kosova, sot ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi. Prandaj, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç se mbi 50% janë kandidatë që garojnë për herë të parë, ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë, por me një bindje të përbashkët: se ky vend meriton dhe mundet më shumë dhe më mirë”, ka shkruar ai.

Tutje ai i uroi suksese të gjithë kandidatëve të listës së PDK-së.

“Suksese secilit kandidat dhe kandidate që garon në listën tonë”, shkroi ai.

Të ngjashme