Një çiklist është lënduar në fshatin Leshan të Suharekës, pas një aksidenti që ka ndodhur mes tij dhe një veture.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Leshan, Suharekë 13.05.2026 – 15:20. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture dhe një çiklisti (fëmijë). Si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.