Policia me detaje të reja për plagosjen në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtina, në lagjen “Bregu i Diellit”, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja për këtë rast.

Sipas Policisë, raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë në arrati.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Rr. Ali Sokoli, Prishtinë 14.05.2026 – 21:31. Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit janë në arrati. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Të ngjashme