Arrestohen tre persona në Ferizaj, policia u gjen substanca narkotike

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar të enjten mbrëma në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 21:20, në rrugën “Brahim Ademi”.

Policia njofton se pas një pune operative, janë ndaluar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. 

Të ngjashme