KQZ nesër hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do organizojë tërheqjen për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime.

Organizimi do zhvillohet duke filluar nga ora 11:00, në hotelin “Swiss Diamond”, në kryqytet.

‘‘Ftesë për media | Tërheqja e shortit | E shtunë, ora 11:00, “Swiss Diamond”  ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike nw fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.  Datë: 16 maj 2026  Ora: 11:00 Vendi: “Swiss Diamond”, Prishtinë.’’, ka njoftuar KQZ-ja.

Të ngjashme