Arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj, Policia iu gjen substanca narkotike

Prishtinë | 16 Maj 2026 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Policia, përmes raporti 24 orësh bën të ditur se gjatë kontrollit të dy automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: një veturë me targa vendore, dy telefona, substancë narkotike e llojit marihuanë rreth 215.4 gramë të ndarë në qese të vogla, 200€ para të gatshme dhe një peshore digjitale.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Rr. Brahim Ademi, Ferizaj, 15.05.2026 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit të dy automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: një veturë me targa vendore, dy telefona, substancë narkotike e llojit marihuanë rreth 215.4 gramë të ndarë në qese të vogla, 200€ para të gatshme dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme