Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi inspektorin e shërbimeve publike

Prishtinë | 16 Maj 2026 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Gjakovë nga Policia pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (inspektor i shërbimeve publike), i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Ali Pashë Tepelena, Gjakovë  15.05.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (inspektor i shërbimeve publike), i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme