Rritet sërish çmimi i naftës

Prishtinë | 16 Maj 2026 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend.

Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës është rritur me 4 lekë, pra nga 198 lekë/litri shkon në 202 lekë/litri. Rritje në çmim ka shënuar edhe benzina e cila do të tregtohet me 3 lekë më shumë për litër, konkretisht nga 185 lekë/litri në 188 lekë /litri.Çmimet e caktuar nga mbledhja e Bordit do të hyjnë në fuqi sot në ora 13:00.

Vendimet:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të ngjashme