Një person është arrestuar paraditen e djeshme në Kaçanik, nën dyshimin se ka kanosur vëllain e tij.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit të dhomës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.