Autoritetet në Rusi kanë bërë të ditur se tre persona janë vrarë gjatë natës në një sulm të madh me dron ukrainas në rajonin e Moskës.
Sipas tyre, ushtria ruse ka kapur 556 dronë ukrainas, raporton BBC.
Sipas zyrtarëve rusë, 12 persona janë plagosur në sulmet ndaj një rafinerie nafte të Moskës.
Ndërkaq, në Ukrainë, tetë persona janë plagosur në sulmet dhe granatimet me dron rusë në rajonin qendror të Dnipropetrovsk.
Ukraina nuk ka komentuar publikisht mbi sulmet e fundit me dron në rajonin e Moskës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar të hakmerret për sulmin vdekjeprurës rus ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës.
Në muajt e fundit, ushtria e Ukrainës ka intensifikuar sulmet e saj në objektet kryesore të energjisë në të gjithë Rusinë.