Operacion i përbashkët Kinë-ShBA-EBA: Arrestohen 276 të dyshuar për mashtrime telefonike

Prishtinë | 17 Maj 2026 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Policia në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ka arrestuar 276 të dyshuar për mashtrime telefonike në një operacion të përbashkët ndërkombëtar kundër grupeve kriminale që vepronin në Dubai, ka raportuar televizioni shtetëror kinez CCTV.

Sipas raportit, ky ishte operacioni i parë i këtij lloji mes këtyre tre vendeve, ku janë shkatërruar edhe nëntë baza të mashtrimeve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Viktimat dyshohet se janë mashtruar për të investuar në skema të rreme të kriptovalutave.

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë bashkëpunimin me vende të tjera për të goditur rrjetet ndërkombëtare të mashtrimeve online.

Të ngjashme