Mexhiti i VLEN para protestës: Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, së shpejti

Prishtinë | 17 Maj 2026 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, që është pjesë e koalicionit VLEN, ka reaguar në lidhje me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.Ai ka thënë se së shpejti do të ketë lajme të mira në Maqedoninë e Veriut.

“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira”, ka thënë ai.Ndryshe për nesër studentët kanë paralajmëruar protestë pikërisht për këtë çështje.Thirrja e tyre për protestë është mbështetur gjerësisht nga figura në të gjitha trojet shqiptare. /Gazeta Express

Të ngjashme