Një burrë është arrestuar pasditen e djeshme në Shtërpcë, pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
“Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin në policisë.