“Prishtina nuk hesht”, studentëve shqiptarë në Shkup u bashkohen në protestë edhe kolegë nga Kosova

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u janë bashkuar edhe disa studentë nga Kosova, në protestën ndaj pushtetit, duket kërkuar që t’u lejohet që provimin e jurisprudencës ta mbajnë edhe në gjuhën shqipe.

Një numër i madh i të rinjve, sidomos janë mbledhur tashmë para Urës së Gurit në Shkup.

Në terren shihen edhe forca të shtuara policore.

Studentët po protestojnë për të kërkuar lejimin e mbajtjes së provimit edhe në gjuhën shqipe, pasi ajo gëzon status zyrtar në vend.

Organizatorët kanë paralajmëruar për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale është çështje dinjiteti dhe barazie.RTV 21

Të ngjashme