Studentët shqiptarë thirrje qeverisë maqedonase: S’kërkojmë privilegje por barazi

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë mbrojtjen e gjuhë shqipe.

Një student, para turmës deklaroi se gjuha shqipe nuk është zhdukur kurrë, dhe sipas tij, nuk do të zhduket kurrë.

“Dëgjoni ju që gjuha shqipe ju pengon, nga kabinetet qeveritare deri në përditshmëri. Ne nuk jemi në tokë të huaj, jemi në tokën tonë. Në tokën që e kemi amanet prej stërgjyshërve, dhe që ne do të ua lëmë amanet stërnipave tonë. Gjuha shqipe ka rol, ka lindur bashkë me jetën në këto troje. Nuk ju kërkojmë privilegje, sepse ato si kemi pasur kurrë, kërkojmë barazi”, tha ai.

Të ngjashme