Një 31-vjeçar është raportuar i zhdukur nga prindi i tij në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, babai i viktimës ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij dhe pasi që është ndalur për të blerë diçka, me vete e kishte pasur djalin e tij, i cili sipas ankuesit është me të meta mentale.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ka qenë me automjetin e tij dhe pasi që është ndalur për të blerë diçka në automjet e kishte pasur me vete djalin e tij të moshës 31 vjeçare i cili sipas ankuesit është me të meta mentale, ky i fundit kishte dalë nga automjeti dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.