Një sherr mes dy të miturve është raportuar të dielën në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, njëri nga të miturit është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 17.05.2026. Viktima i mitur mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Me datën 18.05.2026 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.