Premtimi për xhandarmëri, Maliqi: Prishtina ka nevojë për polici komunale, MPB s’e ka bërë asnjë udhëzim administrativ

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Tashmë pushteti po premton në kontekst zgjedhor krijim të xhandarmërisë për të ruajtur kufirin Kosovë – Serbi, ndërsa opinionisti Agon Maliqi ka reaguar se kjo gjë u takon ekspertëve të sigurisë ta vlerësojnë.

Por, shkruan ai, Prishtina ka nevojë për polici të veten e që Ministria e Brendshme nuk e ka hartuar as një udhëzim administrativ për ta funksionalizuar.

Postimi i plotë:

Ndoshta Kosova edhe ka nevojë për Xhandarmëri (këtë e dinë më mirë ekspertët e sigurisë). Por çdo qytetar i Prishtinës e di se të paktën kryeqyteti ka nevojë për polici komunale që merret ekskluzivisht me një mal problematikash të lidhura me shkeljet e rregulloreve lokale (trafik, zhurmë, ndërtim, uzurpim hapësirash publike, ndotje, etj).

Ligji për kryeqytetin i miratuar në vitin 2018 e parasheh krijimin e saj, por Ministria e Brendshme nuk e ka bërë udhëzimin administrativ për ta funksionalizuar. Kaq sa i përket interesimit të nivelit qëndror për Prishtinën.

Të ngjashme