Berisha për xhandarmërinë: Kosova nuk ka nevojë me u kthy në kohë të mesjetës

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  ka reaguar lidhur me deklarimin e ministrit në detyrë Xhelal Sveçla për krijimin e një xhandarmërie, duke thënë se kjo gjë ‘’nuk duhet të ndodh’’, dhe se e njëjta ‘’nuk do të ndodh’’.

Berisha ka akuzuar Kurtin se po tenton të krijojë njësi që ta kontrollojë pushtetin, dhe se, shteti ndërtohet me institucione profesionale

‘‘Mirëpo, na kemi tendencë këtu  të një njeriu që don me rujt pushtetin, edhe është autokrat. Do të thotë në shtetet, me tendencë të autokracisë, komunizmit, këto janë instrumente të frikshme të kontrollit të shtypjes. Qashtu qysh i ka kap krejt institucionet, qashtu don me kap edhe është njësi para-ushtarake, me ndikim direkt politik. Qëllimi është me bë një njësi me kontrollu pushtetin, tendenca dihen tash hapur. Kjo nuk duhet me ndodh, kjo nuk do të ndodh. Hala s’kemi stabilitet as politik, as ekonomik, përçarja është e madhe’’, ka thënë mes tjerash Berisha.

Postimi i tij:

Xhandarmëri në vitin 2026?

Kosova nuk ka nevojë me u kthy në kohë të mesjetës për me pas rend e siguri.

Shteti ndërtohet me institucione profesionale, jo me struktura që krijojnë frikë e ndasi politike.

Kosova ka nevojë për forcim të shtetit, jo për eksperimente që i përkasin një kohe tjetër.

Të ngjashme