Mario Baloteli ka vendosur të mos e fshehë më historinë e tij të re të dashurisë.

Futbollisti italian është shfaqur publikisht në rrjetet sociale me partneren e re, Anxhelika Moçia, duke ndezur menjëherë interesin e ndjekësve dhe mediave rozë. Të dy publikuan një foto në “Instagram”, ku shfaqen dorë për dore, një detaj që duket se konfirmon lidhjen e tyre. Anxhelika, 28-vjeçare, është me origjinë nga Portogruaro pranë Venecias dhe aktualisht jeton e punon në Dubai.
Ajo mban postin e menaxheres në “Nextologies”, një kompani kanadeze e teknologjisë mediatike që administron një nga rrjetet më të mëdha në botë për shpërndarjen e “videopodcasteve”. Pas shumë zërave dhe historive që kanë shoqëruar jetën private të Balotelit ndër vite, duket se sulmuesi ka zgjedhur kësaj radhe të dalë hapur me romancën e tij të re.



