Shpërthimi i Ebolës, zyrtarja e OBSh-së jep përditësime mbi vaksinën dhe “pacientin zero”

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtare lokal e OBSh-së në Kongon lindore ka diskutuar mundësinë e një vaksine në të ardhmen për llojin Bundibugyo që ka dominuar këtë shpërthim të fundit të Ebolës.

Ndryshe nga llojet më të zakonshme të Ebolës, bëhet e ditur se nuk ka terapi ose vaksina specifike për virusin të miratuara për këtë lloj.

Ajo shtoi se autoritetet e Kongos po kërkonin ende “pacientin zero”, raporton Sky News.

“Kërkimi për pacientin zero vazhdon”, është shprehur ajo përmes një postimi në X.

ShBA  po punon për të zhvilluar një terapi me antitrupa si një trajtim të mundshëm, thanë të hënën Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Një panel ekspertësh i udhëhequr nga OBSH-ja do të takohej gjithashtu sot për të diskutuar opsionet e vaksinës.

Të ngjashme