Vance: ShBA me dy mundësi për Iranin, negociata ose rifillim i operacioneve ushtarake

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti JD Vance ka folur lidhur me Iranin, duke thënë se janë dy rrugë që mund të ndjekin.

Sipas tij, e para është negociatat dhe opsioni i dytë është rifillimi i operacioneve ushtarake.

“Ne mendojmë se iranianët duan të arrijnë një marrëveshje”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu foli edhe për mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake, raporton Sky News.

“Ekziston një opsion B, dhe opsioni B është që ne mund të rifillojmë fushatën ushtarake”

“Kjo nuk është ajo që dëshiron presidenti. Dhe nuk mendoj se është ajo që duan as iranianët”, shtoi ai.

Të ngjashme