Policia kap burrin që tentoi të fuste rreth 3000 litra vaj motorik nga Serbia në Kosovë

Prishtinë | 20 Maj 2026 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, gjatë ditës së martë në fshatin Herticë të Podujevës, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, me ç’rast është ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 161 bidonë të mbushur me gjithsejtë 2898 litra vaj motorik të kontrabanduar nga territori i Serbisë.

Sipas njoftimit zyrtar, malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës.

Ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare&kontrabandim me mallra”.

Personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme