Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e vonë të së martës në autostradën Mamurras – Laç, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Policia bën me dije se rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari, hstetasi me iniciale O.P, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç, shkruan vizionplus.tv.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasagjerë në automjetin tjetër, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Dy automjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim në momentin e përplasjes dhe si pasojë një nga makinat doli jashtë rrugës.
Nga të dhënat e para dyshohet se njëri prej automjeteve ka goditur mjetin tjetër nga pas, duke bërë që të dyja të humbnin kontrollin dhe të përfundonin jashtë karrexhatës.