Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, duke takuar qytetarë dhe mbështetës të partisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeziu u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se qytetarët janë të gatshëm për fitore.
“Nëpër çdo rrugë të Kosovës, takime e biseda me njerëz të mrekullueshëm të vendit”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka deklaruar se “populli ka ndryshu” dhe se, sipas tij, festa për fitoren do të zgjasë nga 7 qershori deri më 20 korrik.
“Fitorja i dedikohet çlirimtarëve tanë. Çdo rrugë, era e fitores së madhe po i vjen”, ka shkruar Kryeziu.