I nominuari për ambasador të ShBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, ka folur lidhur me përvojën e tij me trupat shqiptare si komandant i Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe në Afganistan.
Ai tha se pjesëtarët e Forcave Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të Skënderbeut, duke ndarë vlerësime të larta për popullin shqiptar.
“Kam parë se pjesëtarët e Forcave Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit shqiptar, Skënderbeut, dhe se populli shqiptar është krenar, punëtor dhe mikpritës”, tha Wendt për REL.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Wendt tha se, nëse konfirmohet në këtë post, prioritetet e tij kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të ShBA-së.