Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon zyrtarët e KFOR-it, flet për trajtimin korrekt të të burgosurve

Prishtinë | 21 Maj 2026 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, ka takuar përfaqësuesit e KFOR-it LMT, konkretisht Ekipin për Ndërlidhje dhe Monitorim.

Në takim me togerin Mate Deckner dhe rreshterin shtabor Peter Molnar, Selmani diskutoi për situatën e sigurisë dhe koordinimin në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave të rregullta në institucionet korrektuese.

“Drejtori Selmani i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it me angazhimet dhe punën që po zhvillohet në Burgun e Sigurisë së Lartë, me fokus në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe trajtimit korrekt të të burgosurve”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Të ngjashme