Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së së bashku me ekipin e avokatëve mbrojtës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili u shpreh optimist për rikthimin e tyre në Kosovë.
“Një prej vizitave të fundit me ekipin e avokatëve mbrojtës te miqtë tanë në Hagë, para vendimit të madh. Shumë shpejt, bashkë do t’i presim në Kosovë, me Bedri Hamzën kryeministër!”, ka shkruar Ismaili.