Pau Cubarsi i zbulon dy legjendat e Barçës që i shihte si idhuj duke u rritur, e përmend edhe yllin e Liverpoolit

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Pau Cubarsi i zbulon dy legjendat e Barçës që i shihte si idhuj duke u rritur, e përmend edhe yllin e Liverpoolit

Pau Cubarsi është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Barcelonës dhe një pjesë të rregullt të kombëtares së Spanjës, ndonëse është vetëm 19-vjeçar.

Produkti i akademisë “La Masia” tashmë ka fituar dy tituj të La Ligës me katalunasit, ndërsa gjatë verës ishte një nga yjet e Spanjës në triumfin në Kupën e Botës 2026.

Falë arritjeve të jashtëzakonshme, talenti i Barcelonës fitoi çmimin “Golden Boy 2026”, duke ndjekur kështu gjurmët e bashkëlojtarit të tij, Lamine Yamal.

Në një intervistë për “The Athletic”, Cubarsi ka zbuluar se cilët ish-futbollistë të Barcelonës kanë ndikuar më së shumti në mënyrën e tij të lojës.

19-vjeçari përmendi dy ish-kapitenët e klubit katalunas, Carles Puyol dhe Gerard Pique, si modelet e tij kryesore në repartin defensiv.

Të ngjashme