Porositë nga Haga, Deliu: Albin ndryshe nga ti, Thaçi edhe i mbyllur flet me optimizëm për Kosovën

Prishtinë | 21 Maj 2026 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar lidhur me mesazhin që ish-presidenti, Hashim Thaçi ka dërguar së fundi për shqiptarët dhe Kosovën.

“Besoni në Kosovën”, ka qenë mesazhi që Thaçi ua ka dhënë Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, të cilët e kanë vizituar atë në Hagë, gjatë së enjtes.

Dhe, pikërisht për këtë porosi të Thaçit është deklaruar Deliu-Kodra, me ç’rast ajo ka dërguar një mesazh tjetër për kryeministrin në detyre, Albin Kurti.

“Albin, edhe i mbyllur padrejtësisht në Hagë, Presidenti Thaçi flet me më shumë optimizëm, besim dhe dashuri për Kosovën sesa ti që tash e gjashtë vite e qeveris vendin vetëm me ankesa e vajtime. Po, President. Kemi besuar, besojmë dhe do të besojmë gjithmonë në Kosovë. Dhe presim me padurim ditën e lirimit tuaj, për ta parë sërish në mesin e qytetarëve që nuk ju harruan kurrë. Stop krizës. Ndrysho Kosovën.”

Të ngjashme