Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka qëndruar sot në Suharekë, ku ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza tha se misioni i PDK-së është t’i japë fund krizës dhe ta ndryshojë Kosovën.
“Energjia është pozitive, sepse misioni ynë është fisnik: t’i japim fund krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar ai.
Hamza ka theksuar se familjet kosovare meritojnë jetë më të mirë, më shumë mirëqenie dhe më shumë shpresë, pa propagandë dhe kriza të njëpasnjëshme.