Tentim vrasje në Gllogoc, sulmohet me armë një veturë

Prishtinë | 22 Maj 2026 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Një rast i cilësuar si “Vrasje në tentativë” është raportuar në orët e para të mëngjesit të 21 majit 2026 në rrugën “Imer Alushani” në Gllogoc.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të dyshuar kanë sulmuar veturën e tij. Njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të automjetit, ndërsa i dyshuari tjetër e ka goditur veturën me një mjet të fortë.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në veturë.

Policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me një karikator pa fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. “Imer Alushani”, Gllogoc 21.05.2026 – 00:40. Viktima mashkull kosovar raporton se dy të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë, ka shtënë dy herë në drejtim të veturës së viktimës, kurse i dyshuari tjetër me një mjet të fortë ka goditur veturën e viktimës. Raportohet vetëm për dëme materiale të shkaktuara në veturë. Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit, ku të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë me një karikator pa fishek. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

Të ngjashme