“Pastrimi” largon sasi të mëdha mbeturinash në Prishtinë, paralajmëron gjoba deri në 500 euro për ndotësit

Prishtinë | 23 Maj 2026 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar, në ndërrimin e tretë, ekipet e saj operative kanë grumbulluar sasi të konsiderueshme të mbeturinave vëllimore nga disa lagje të Kryeqytetit.

Sipas kompanisë, aksioni për pastrimin dhe largimin e mbeturinave do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, me synim ruajtjen e pastërtisë dhe rendit në hapësirat publike. Po ashtu, nga KRM “Pastrimi” u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara, duke rikujtuar se për ndotësit parashihet gjobë deri në 500 euro.

“KUJDES! 500 EURO është gjoba për hedhësit e mbeturinave në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Nga kompania theksohet se kërkohet bashkëpunim më i madh nga qytetarët për mbajtjen e qytetit të pastër dhe respektimin e rregullave të menaxhimit të mbeturinave.

Të ngjashme