Tottenham rikthehet për Savinhon, nisin kontaktet me Manchester Cityn

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur ka rikthyer interesimin për yllin brazilian Savinho dhe këtë herë londinezët duket se janë gati të provojnë seriozisht transferimin e anësorit të Manchester Cityt.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Spurs kishin tentuar ta transferonin brazilianin edhe verën e kaluar, por negociatat kishin dështuar pasi Manchester City nuk pranonte largimin e lojtarit.

Tani situata mund të ketë ndryshuar dhe kontaktet e para mes palëve tashmë kanë nisur, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se Savinho është i hapur për një transferim te Tottenham, ndërsa trajneri Roberto De Zerbi e vlerëson shumë profilin e tij. Klubi londinez po kërkon përforcime në repartin ofensiv dhe braziliani shihet si një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.

Të ngjashme